×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK reagon për gjuhën e Veselit ndaj Kërqukit

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 22:14

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e papranueshme të kryeparlamentarit Kadri Veseli, të përdorur ndaj kryeredaktorit të Gazetës Express, Leonard Kerqukit sot në një bisedë telefonike.


    Pasi Gazeta Express ka publikuar lajmin se Veseli do të shkojë në Hagë, përmes Lubjanës, për intervistim nga Tribunali Special.

    Lajmi është shkruar duke u thirrur në burime të sigurta brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndërsa Kabineti i Veselit ka qenë i paqasshëm.

    Pas publikimit të lajmit, Veseli e ka thirrur në telefon kryeredaktorin e Gazetës, duke përdorur gjuhë plot fyerje dhe aspak të duhur për një zyrtar të lartë shtetëror.

    AGK e ka quajtur të papranueshme gjuhen e përdorur nga Veseli, ndërsa u ka kërkuar politikanëve që në vend se të ofendojnë gazetarët, të jenë transparent.

    Reagimi i plotë:

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka marrë me shqetësim njoftimin e kryeredaktorit te Gazetës Express, Leonard Kërquki për gjuhën e përdorur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një bisedë telefonike lidhur me raportimin e sotëm të Gazetës Express se Veseli ka udhëtuar pasdite për në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale. Kërquki megjithatë thekson se lajmi u publikua i bazuar në burime dhe në pamundësi që një gjë e tillë siç thotë ai, të konfirmohet nga zyra e kryetarit të Kuvendit. Sipas, Kërqukit gjuha e kryeparlamentarit ka degraduar gjatë kësaj bisede telefonike në numrin privat të tij përmes Ëatssapp-it.

    “Ju shkoni ndaci edhe te nana Ajshe e jemja…. Ama mos harroni se njerëzit kanë familje, kanë fëmijë – nuk bon kështu. Po të flasë si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Jeni ka abuzoni. Vazhdoni. Mu kjo punë vec mi flladit… a po e din cka po du me thanë. Thuj atij llaposhit se unë s’ja kom shti baben në burg… E din ai… Ama dije se UCK edhe Kosovë ka me pas gjithmonë këtu”- citon Kërquki t’i ketë thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

    AGK vlerëson se një presion i tillë i politikanëve dhe gjuha e përdorur ndaj gazetarëve është e papranushme dhe nuk i kontribuon krijimit të një ambienti të të bërit gazetari në Kosovë, sidomos sot kur në Ditën Botërore të Lirisë së Shprehjes u bë thirrje që gazetarëve të mos u krijohen pengesa në raportim në interes të publikut. AGK kërkon nga z.Veseli dhe politikanët e tjerë që në vend se të ofendojnë e të sulmojnë gazetarët, duhet të jenë transparent para opinionit sidomos për zhvillime të kësaj natyre, shumë me interes për qytetarët e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!