Një veturë është përfshirë nga flakët orët e mbrëmjes së sotme në rrugën “B” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 30.10.2020 rreth orës 18:15 në rr ” B ” në Prishtinë është raportuar për një veturë të djegur. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta fikin zjarrin. Sipas informatave, persona të lënduar nuk ka, në vendngjarje kanë qëndruar njësitë policore kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Rexhepi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.