Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll
Ballkani ka vazhduar me formën e lartë dhe sot ka shënuar fitore me rezultat 4-1 kundër Besës së Pejës, shkruan Reporteri.net
Golashënuesit e këtij takimi ishin Daku 27′, 30′, Korenica 80′, Sinani 89′, derisa për mysafriët shënoi Sheqerolli 70′.
Trepça ’89 fitoi në udhëtim te Arbëria me rezultat 2-1, derisa ndeshja tjetër mes Gjilanit dhe Feronikelit u mbyll pa gola.
Ballkani vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm i Superligës së Kosovës, tani me 25 pikë pas 10 xhirove të zhvilluara. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.