Për shkak të shumë proceseve që kanë stagnuar në Kosovë njohës të çështjeve politike, por edhe opozita po konsiderojnë se vendi çdo ditë e më shumë po i afrohet krizës politike dhe se zgjidhja për të janë zgjedhjet e parakohshme, përderisa nga Qeveria bëjnë thirrje për unitet për ta kaluar këtë fazë kritike.
Bllokada e procesit të dialogut, mosfunksionimi i duhur i punës së Kuvendit, korrupsioni, mungesa e njohjeve dhe ikja e qytetarëve jashtë vendit janë disa nga problemet që sipas njohësve të çështjeve politike mund ta çojnë vendin në krizë politike, por edhe institucionale.
Sipas partive opozitare, vendi është në krizë politike dhe se për të dalë nga kjo situatë duhen zgjedhje të reja. Mirëpo vlerësohet se shkuarja në zgjedhje nuk është lehtë e mundur për shkak të ndihmës në numra që Partia Socialdemokrate po ia bën koalicionit qeverisës në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.
Nga koalicioni PAN shprehen se Kosova aktualisht po përballet me disa probleme, porse kësaj situate nuk i ndihmojnë zgjedhjet, sipas tyre duhet unitet i të gjitha partive politike që ta kalojnë gjendjen aktuale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.