×
  • Sport
  • Sport

    Usyk triumfon ndaj Chisoras, e pret përballja me Anthony Joshuan

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 8:06

    Ka përfunduar meçi i shumëpritur mes Oleksandr Usyk dhe Derec k Chisoras për titullin e WBC.


    Meçi i cili ishte për kategorinë e rëndë për titullin e WBC zgjati 12 raunde dhe fituesi i zgjodh vetëm pas vendimit të gjyqtarëve.

    Ka qenë një meç jashtëzakonisht interesant nga raundi i parë deri te ai i fundit, me dy boksierët që vazhdimisht sulmonin njëri tjetrin dhe nuk dinin dorëzim.

    Megjithatë ukrainasi Usyk ka qenë për një nuancë më i mirë dhe në fund ka marrë fitoren.

    Pas përfundimit të meçit, gjyqtarët morën vendim për t’i dhënë fitoren Usyk pasi i dhanë pikët 117-112, 115-113 dhe 115-113.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!