Gervonta Davis e ka rifituar titullin e botës në kategorinë gjysmë të lehtë në WBA nga Leo Santa Cruz, të cilin e mposhti me një nokaut brutal në rundin e gjashtë në Teksas.
Davis ia dha një goditje dërrmuese me të majtën nga poshtë 32-vjeçarit nga Meksika, duke e hedhur në dysheme pandjenja.
Gjyqtari Rafael Ramos, mbylli luftën pa numrimi kur pa të shtrirë në tokë pa ndjenja Leo Santa Cruzin.
Kjo ishte fitorja e 24-të e Davis nga 24 luftëra, ndërsa nokauti i parë për Santa Cruz, që ishte shpallur katër herë kampion i divizionit.
Amerikani i pamposhtur u zotua se do të vazhdojë të luftojë për të dëshmuar se është më i miri në botë.
“Do të vazhdoj t’ua dëshmoj njerëzve në gjithë botën se unë jam më i miri”, tha Davis.
Davis e kishte lënë pezull titullin në kategorinë gjysmë të lehtë në WBA vitin e kaluar në mënyrë që të kalonte një rang më lart në kategorinë e lehtë.
Santa Cruz, i cili u dërgua në spital pas meçit për kontroll, e kishte fituar këtë titull vitin e kaluar me vendim unanim kundër amerikanit Miguel Flores.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.