×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo harron Koronavirusin, futet në lojë dhe shënon gol të bukur pas vetëm 3 minutave

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 16:27

    Cristiano Ronaldo ka shënuar me t’u inkuadruar në lojë në ndeshjen kundër Spezias


    Juventusi po luan në udhëtim te Spezia ku është duke fituar me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net

    Cristiano Ronaldo u inkuadra në lojë në minutën e 56-të në vend të Dybalas, me portugezin që arriti të shënonte menjëherë pas vetëm 3 minutave lojë.

    Alvaro Morata dha një top të bukur për CR7, i cili më pas kaloi edhe portierin dhe shënoi golin e epërsisë në minutën e 59-të.

    Kujtojmë që Ronaldo së fundi ishte prekur nga Covid-19 dhe vetëm para pak ditësh ka rezultuar negativ. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!