×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi pas fitores së çmendur të Lazios: Çfarë ndeshje, çfarë skuadre

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 21:12

    Vedat Muriqi ka reaguar pas ndeshjes dramatike mes Torinos dhe Lazios.


    Lazio e mundi 4-3 Torinon në udhëtim me dy gola të shënuar në fund të takimi.
    Muriqi e nisi këtë ndeshje nga minuta e parë dhe bëri një paraqitje solide, derisa në minutën e 57’ lëshoi vendin për Ciro Immobile që shënoi golin e barazimit në kohën shtesë për 3-3, para se Felipe Caicedo të shënojë golin e fitores po ashtu në shtesë, për 4-3.

    Pas ndeshjes, në rrjetin llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, Muriqi shprehu gëzimin për këtë fitore me përmbysje.

    “Çfarë ndeshje, çfarë skuadre. Djelmosha të mrekullueshëm”, ka shkruar Muriqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!