×
  • Lajme
  • Lajme

    Eman Rrahmani i Vetëvendosjes: Pandemia nuk mund të menaxhohet mirë nga një jurist, Qeveria Hoti dështoi

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 20:16

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka kritikuar qeverinë Hoti lidhur me menaxhimin e pandemisë.


    Duke aluduar në ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, deputeti Rrahmani ka thënë se një jurist nuk mund të menaxhojë situata si me Covid-19.

    “E  kemi thënë nga fillimi se nuk mundet një jurist të menaxhojë situate të tilla, pasi kemi edhe rezultatet ku nga një menaxhim ku kemi ndër më vendet më së miri në botë kemi menaxhuar pandeminë kemi ardhur në një situatë ku ka raste e vdekje të shumta dhe bllokim total të shëndetësisë në përgjithësi. Jo vetëm në aspektim e menaxhimit të pandemisë për shkak të paditurisë dhe kemi njerëz të paduhur në vende të caktuar që nuk dijnë të menaxhojnë dhe nuk kanë të bëjnë me profesionin e fushës, të jenë ekspert të shëndetësisë, e jo jurist dhe merren me menaxhim të kësaj situate”, ka thënë Rrahmani në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai më tej ka thënë se qeveria Hoti ka dështuar jo vetëm në aspektin shëndetësorë të menaxhojë pandeminë por edhe në atë ekonomik.

    “Kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e pandemisë, qoftë në aspektin shëndetësorë apo aspektet tjera, qoftë ekonomike, ku ka një lloj kolpasi dhe qeveria nuk është duke marrë masa të dilet nga kjo situatë”, ka thënë Rrahmani.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!