×
  • Lajme
  • Lajme

    Eman Rrahmani tregon pse e vendosi maskën me mbishkrimin “I love Muhammad” në Parlament

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 20:22

    Deputeti i Vetvendosjes, Eman Rrahmani një nga seancat e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar vendosi një maskë me mbishkrimin “I love Muhammad”, për çka shkruan edhe mediat turke.


    Rrahmani në REPORTERI/INTERVISTA ka treguar se arsyeja pse e vendosi këtë maskë ishte me mosreagimin e institucioneve të vendit për ta shkarkuar ambsadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, pasi ky i fundit shpërndau një shkrim me karikaturat e Profetit Muhamed në Twitter.

    “Gjatë seancës së javës së kaluar kam vendos një maske me mbishkrimin “I love Muhammad” si shenjë pakënaqësie ndaj institucioneve për mosshkarkimin e ambasadorit në Francë Qendrim Gashi. Ka qenë qëllimi im të jap një mesazh që institucionet duhet të reflektojnë pasi ambasadori në Francë paraqet dhe përfaqëson interesat e shtetit dhe qytetarëve të saj”, thotë Rrahmani.

    Ai thotë se ambsadori duhet të ketë kujdes çfarë thotë dhe si e thotë.

    “Kjo ka qenë arsyeja pse e kam vendosur atë maskë, dhe mandej është bërë lajm, arsyeja ka qenë për ta kërkuar shkarimin e ambasadorit Gashi”, tha ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!