Raphael Varane beson se ai dhe Sergio Ramos i ndihmojnë njëri-tjetrit dhe e bëjnë njëri-tjetrin më të kompletuar në fushë për Real Madridin.
Qendërmbrojtësi francez Raphael Varane ka folur në konference për shtyp para takimit kundër skuadrës italiane, Inter, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Shpesh herë për performanca të mirë të skuadrës së Real Madridit, meritat i ka marrë qendërmbrojtësi Sergio Ramos, i pyetur për këtë fakt në konferencën për shtyp, raporton Express.
“Është e vërtet që nuk kem qenë të mirë pa Sergio në Ligën e Kampionëve. Por kjo gjë na bën që të kujdesemi të gjithë ne”, tha Varane.
“Unë mund ta bëj atë më të mirë dhe ai mua më të mirë. Por mbrojtja është gjë kolektive”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.