Mikrobiologu kosovar, Lul Raka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me COVID-19, ndërsa fëmijët e tyre kanë dalë negative.
“Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë)”, ka shkruar Raka.
Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka uruar shërim të shpejt mikrobiologut Lul Raka, dhe gruas së tij.
Ai ka thënë se Raka do të vazhdojë ta japë kontributin e tij por nga shtëpia, deri në shërimin e tij. /Reporteri.net/.