Diego Simeone beson se Atletico Madridi i tij është më ndryshe me Luis Suarezin në skuadër.
Suarez u transferua te Atletico verën që lamë pasi befasisht u përzu nga Barcelona.
33-vjeçari e ka nisur me këmbë të mbarë në Madrid, pasi deri më tani ka shënuar katër gola në shtatë ndeshje, ka dhuruar edhe një asist.
Atletico i është rikthyer tashmë rezultateve pozitive dhe Simeone nuk fshehët ta pranojë se është e gjitha merita e Suarez.
“Besoj se gjithçka është ndryshuar me prezencën e Suarez”, u shpreh Simeone në konferencë për media para ndeshjes të amrtën në Champions League kundër Lokomotivës së Moskës.
“Me [Diego] Costa dhe [Alvaro] Morata para tij, ata kishin shumë karakteristika, por po kërkonim diçka më ndryshe. Suarez ka nevojë për më shumë njerëz afër tij, afër për të ndëshkuar kundërshtarin dhe kështu shënohet golat në mënyrë ekipore. Duhej të adaptoheshim të luajmë me [Radamel] Falcao, me Costan dhe tani me Suarez”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.