Hetuesit në Vjenë kanë pamjet e një xhihadisti i cili ditën e sulmit kishte njofutar në Instagram se do të kryente aktin terrorist.
Sulmet terroriste në Vjenë janë sulmet më të mëdha nga islamistët e dyshuar në Evropë që nga Brukseli në vitin 2016 dhe sulmet e Parisit në 2015 dhe 2016.
Një i dyshuar kryesor për sulmet terroriste të Vjenës me sa duket ka njoftuar aktin në Instagram. Kjo është raportuar nga gazeta gjermane ‘Bild’, përcjell Reporteri.net.
Autoritetet e sigurisë aktualisht po kontrollojnë nëse llogaria e mbyllur në Instagram e një islamisti tregon një nga atentatorët që qëlloi disa njerëz me një pushkë sulmi në Vjenë të hënën në mbrëmje.
Një foto tregohet njëri prej vrasësve të dyshuar me një pushkë sulmi Zastava M70, një pistoletë dhe një hanxhar.
Ai në postimin e tij kishte shkruar betimin që e bëjnë pjestarët e Shtetit Islamik. Me sa duket, mbështetësit e organizatës regjistrojnë video të ngjashme me premtimin e besnikërisë para sulmeve, në mënyrë që grupi terrorist të marr përsipër më pas veprimet e tyre.
Siç raporton gazeta më tej, vrasësi i dyshuar publikoi një foto me fjalën “Baqiyah” pak para krimit. Fjala është pjesë e një shprehje islamike e njohur në mesin e luftëtarëve të Zotit. Fotoja u botua në ditën e krimit. Në fotot e tjera, autori i krimit tregon veten me mjekër dhe kapuç të zi.
Me sa duket i dyshuari u kishte dërguar një video dy të njohurve të tij në të njëjtën ditë, me sekuencat e sulmit terrorist në redaksinë e revistës satirike Franceze “Charlie Hebdo” në 2015. Dy xhihadistë sulmuan ndërtesën e redaksisë dhe vranë dymbëdhjetë njerëz. Nëse adresuesit ishin dy bashkëpunëtorë të cilët ishin pjesë e skuadrës terroriste në Vjenë është aktualisht objekt i hetimit. /Reporteri.net