×
  • Sport
  • Sport

    Atalanta-Liverpool: Të rejat, formacionet e mundshme, statistika, forma dhe parashikimi

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 11:43

    Atalanta dhe Liverpooli zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.


    Nikoqirët ndodhen në vend të dytë në Grupin D me katër pikë të arkëtuara nga dy xhirot e para (një fitore dhe një barazim), kurse Redsat kanë gjashtë pikë nga dy fitore.

    Alejandro Gomez dhe Luis Muriel u zëvendësuan në ndeshjet e fundjavës, mirëpo janë në gjendje të luajnë në këtë takim.

    Pierluigi Gollini është në dispozicion të trajnerit, mirëpo Marco Sportiello pritet të jetë portieri kryesor në këtë takim.

    Nga ana tjetër, Marten de Roon dhe Robin Gosens nuk mund të luajnë, ashtu që Gian Piero Gasperini duhet të mendojë për zëvendësues.

    Para udhëtimit drejt Italisë, Jurgen Klopp ka konfrimuar se Joel Matip është kthyer në stërvitje të plota, së bashku me Naby Keita dhe Kostas Tsimikas.

    Me mungesën e Fabinho dhe Virgil van Dijk, si dhe padisponueshmërinë e Nathaniel Phillips, kthimi i Matip është lajm i mirë. Mirëpo, duke qenë se në fundjavë zhvillohet derbi i Ligës Premier ndaj Manchester City, trajneri mund të vendosë të mos e rrezikojë. Ndërsa alternativë është 19-vjeçari Rhys Williams, transmeton telegrafi.

    Xherdan Shaqiri dhe Diogo Jota kanë qenë në formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit, prandaj nuk do të ishte befasi nëse që të dy fillojnë nga minuta e parë.

    Të lënduar: Virgil van Dijk, Alex Oxlade Chamberlain, Fabinho, Thiago Alcantara.

    Në dyshim: Konstantinos Tsimikas, Joel Matip, Naby Keita.

    I padisponueshëm: Nathaniel Phillips.

    Formacionet e mundshme

    Atalanta: Sportiello; Romero, Toloi, Gjimsiti; Hateboer, Pasalic, Freuler, Mojica; Gomez, Muriel, Zapata.

    Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Williams, Gomez, Robertson; Henderson, Milner, Shaqiri; Salah, Mane, Jota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!