×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamjet: Kjo është banesa ku jetonte shqiptari Kujtim Fejzuli

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 12:32

    Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, i dyshuari kryesor, i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar.


    Sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake, transmeton Reporteri.

    I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim Fejzullahi dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare, kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019. Ai kishte qenë i dënuar me 22 muaj burgim.

    Pas sulmit, bastisje të shumta shtëpish u kryen në zonën e qytetit të Vjenës dhe gjithashtu në Austrinë e Poshtme.

    I dyshuari  thuhet se ka jetuar në një pronë komunale të strehimit në mes të qytetit.

    Në orën 1.30 të mëngjesit, banorët u zgjuan nga gjumi nga një shpërthim, pasi policia përdori mjete shpërthyese për të depërtuar në banesën e të dyshuarit.

    “Të gjithë e kemi dëgjuar zhurmën. Ka gjithmonë trazira – por diçka e tillë më ka shtangur,” tha një fqinj i cili jetonte në atë ndërtesë.

    Rrënojat kanë mbetur ende para ndërtesës ku jetonte Kujtim Fejzullahi. Në ndërkohë, nuk janë publikuar detaje nëse diçka e dyshimtë është gjetur brenda banesës së tij.

    Ndërkohë, për këtë akt, Gazeta austriake “Heute” shkruan se në kërkim janë 12 të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë nga Kosova. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!