Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, i dyshuari kryesor, i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar.
Sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake, transmeton Reporteri.
Fejzullahi bashkëpunonte edhe me të dyshuar të tjerë dhe disa prej tyre tashmë janë arrestuar.
Në arrestimin e tyre raportohet se ka marrë pjesë edhe polici Adem Demiri, i cili është me prejardhje nga Kosova.
Siç raportohet, Adem Demiri është edhe djali i dëshmorit Nezir Demiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.