×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i njohur nga Maqedonia: Një nga viktimat në Vjenë është shqiptar

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 13:46

    Gazetari i njohur nga Maqedonia Veriore, Nazim Rashidi, ka dhënë informacione të reja lidhur me sulmin e mbrëmshëm në Vjenë që la 5 persona të vdekur dhe 15 të plagosur.


    Sipas informacioneve që i posedon, Rashidi thotë se njëri nga viktimat e mbrëmshme është një i ri shqiptar i Veleshtës, Strugë.

    “Nga njoftime të pakonfirmuara deri në fund: Një nga viktimat ne Vjenë është një i ri, nga Veleshta, Strugë”, shkruan Rashidi në profilin e tij ne Facebook.

    Me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut është edhe sulmuesi 20 vjeçar, Kujtim Fejzullahi, i cili po ashtu mbeti i vrarë.

    Mediat austriake raportojnë se i riu me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS.

    Deri më tani si pasojë e sulmit të përgjakshëm në Vjenë që dyshohet se ka motive islamike kanë mbetur të vdekur pesë persona, në mesin e tyre edhe vrasësi Kujtim Fejzullahi si dhe janë plagosur 15 të tjerë.

    Viktimat e tjera janë dy gra dhe dy burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere, ndërsa gruaja e dytë vdiq nga plagët në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!