×
  • Lajme
  • Lajme

    Seancë e jashtëzakonshme: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të premten në Kuvend

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 13:57

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se seanca për të kaluar në lexim të dytë ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mbahet të premten, nga ora 11:00.


    Gashi ka publikuar edhe kërkesën ku i është bërë thirrja deputetëve që të jenë prezent në këtë seancë.

    “Ne emer te deputeteve nenshkrues, dorezova kerkesen per seance te jashtezakonshme, per te kaluar ne lexim te dyte, ligjin për rimekembje ekonomike.
    Seanca do te mbahet diten e premte ne ora 11:00”, ka shkruar Gashi.

    Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

    Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!