×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK dënon sulmin në Vjenë: Atak mbi vlerat njerëzore, terrori nuk ka fe

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 13:59

    Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit terrorist mbrëmjen e kaluar në Vjenë.


    Përmes një komunikate për media BIK-u ka thënë se sulmi në Vjenë është vepër e dënueshme dhe e papranueshme.

    “Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin” . Kurani

    Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

    Tutje Bashkësia Islame e Kosovës, thotë se terrori nuk ka fe dhe terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim.

    “Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij. Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë. “Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedi a.s”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!