Në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë të Austrisë raportohet të ketë humbur jetën edhe një shqiptar nga Veleshta e Strugës.
Mediet në Maqedoni të Veriut bëjnë të ditur se shqiptari i vrarë është Nexhip Vrenezi, 20-vjeçar – transmeton Reporteri.net.
Lajmin për vrasjen e tij e dha së pari gazetari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Nazim Rashidi, i cili ka thënë se sipas informacioneve që i posedon, njëri nga viktimat e mbrëmshme është një i ri shqiptar i Veleshtës, Strugë.
“Nga njoftime të pakonfirmuara deri në fund: Një nga viktimat ne Vjenë është një i ri, nga Veleshta, Strugë”, shkruan Rashidi në profilin e tij ne Facebook.
Me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut është edhe sulmuesi 20 vjeçar, Kujtim Fejzullahi, i cili po ashtu mbeti i vrarë.
Mediat austriake raportojnë se i riu me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS.
Deri më tani si pasojë e sulmit të përgjakshëm në Vjenë që dyshohet se ka motive islamike kanë mbetur të vdekur pesë persona, në mesin e tyre edhe vrasësi Kujtim Fejzullahi si dhe janë plagosur 15 të tjerë.
Viktimat e tjera janë dy gra dhe dy burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere, ndërsa gruaja e dytë vdiq nga plagët në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.