Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e rëndësishme për amerikant, por edhe për kombet në gjithë botën.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi ka uruar një ditë të qetë të zgjedhjeve për të gjithë amerikanët, por nuk ka treguar se cilin nga kandidatët për president e mbështet ai, shkruan Reporteri.net.
“Dita e Zgjedhjeve në SH.B.A. është e rëndësishme për Amerikanët, por edhe për kombet në të gjithë botën. #Kosova beson në themelin e fortë demokratik të Amerikës, e cila ka qenë një shtyllë e stabilitetit globalisht. Në emër të popullit të Kosovës, unë uroj një ditë të qetë të Zgjedhjeve për të gjithë Amerikanët.”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
#ElectionDay in the #USA is important for Americans, but for nations worldwide as well. #Kosovo believes on the strong democratic foundation of America, which has been a pillar of stability globally. On behalf of the people of Kosovo, I wish a smooth Election Day to all Americans
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 3, 2020
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.