×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur qytetarët e kapin një polic dhe e grushtojnë

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 18:05

    Shtatë persona, përfshirë dy policë, kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike mes qytetarëve dhe zyrtarëve policorë në mesditën e sotme në Fushë Kosovë.

    Po ashtu i lënduar nga arma e zjarrit mbeti edhe një tjetër person.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se për këtë rast, deri më tani policia ka arrestuar dy të dyshuar.

    “Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

    “Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka njoftuar ajo.

    Video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se qytetarët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!