Shteti Islamik mori përgjegjësinë të martën për sulmin me armë në Vjenë ku u vranë të paktën katër njerëz.
Sipas Reuters, deklarata u shoqërua me një foto të një burri me mjekër, të quajtur “Abu Dagnah Al-Albany”, duke thënë se ai sulmoi turmat në qendër të Vjenës të hënën me një armë dhe një automatik, para se të vritej vetë nga policia austriake.
Ndryshe, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së ditës së hënë një sulm me armë ishte raportuar në Vjenë të Austrisë.
Si pasojë kanë vdekur katër persona, si dhe njëri nga sulmuesit – ndërkohë është raportuar për rreth 20 të plagosur.
Policia austriake ka arrestuar 14 persona në bastisjet e lidhura me sulmin vdekjeprurës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.