×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Politikanët në Kosovë të mos japin preferenca për zgjedhjet në SHBA

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 23:01

    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Drilon Gashi, ka thënë se është mirë që udhëheqësit politikë në Kosovë të mos japin ndonjë qëndrim publik lidhur me zgjedhjet që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Nga Washington DC në një lidhje direkte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se kandidati demokrat Joe Biden është duke prirë nëpër sondazhe.

    “Kam votuar më herët me postë. Për Amerikën është e mirëseardhur që ka kaq shumë interesim nga Kosova për zgjedhjet në Amerikë. Është më mirë që udhëheqësit politikë në Kosovë të mos japin ndonjë qëndrim publik pro ose kundër një kandidati sepse mundet që për ata individ ose partinë e tij të shkaktojë probleme në të ardhmen”.

    “Sidomos me Donald Trump e kemi parë që lojalitetin e ka pak më të rëndësishëm dhe mund të paraqitet ndonjë pengesë në raportin Kosovë-SHBA nëse ai del fitues”.

    “Në dalje po sinjalizohet se këto zgjedhje janë një referendum për udhëheqjen e Trump. Brenga më e madhe në Amerikës është gjendja me COVID-19 dhe menaxhimi i pengesave ekonomike që janë shkaktuar nga pandemia”.

    “Sot votohet për karakterin e presidentit që duan ta kenë amerikanët. Parashikimet e fundit janë që Biden të dalë fitues – gjasat janë prej 89 për-qind. Kjo nuk është për votën në nivel vendi, por votën e kolegjit elektoral”.

    “Biden për momentin prinë në sondazhe në 7 prej 8 shteteve – në përjashtim të shtetit Ohio. Ajo që është më rëndësi sot është se a do të kemi rezultat apo jo. Nëse shënohet një fitore e thellë e Biden, mund të ketë shpallje të fitores sot, por nëse zhvillohet një garë e ngushtë; atëherë nevojiten disa ditë derisa të numërohen votat me postë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!