×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Detyrat tona të shtëpisë nuk na bën as Trump e as Biden

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 23:30

    Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë që zgjedhja e presidentit të ri të SHBA-ve, nuk ka pse i ndikon Kosovës në “detyrat e shtëpisë” që i ka.


    “Diskutimi i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, karshi Kosovës për të shtensionuar situatën mes Serbisë dhe Kosovës e ka marrë një rrugë. Zotësia jonë, është se çka marrim në proces, pavarësisht se kush do të jetë president i SHBA-së”.

    Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova, theksoi se Kosova duhet vet t’i kryejë obligimet e veta si shtet.

    “Detyrat tona të shtëpisë nuk na bën as Biden dhe as Trump; pra nuk duhet të humbim energji shumë, me vendos zgjedhjen e njërit ose tjetrit në kontest të Republikës së Kosovës”.

    Sejdiu ka theksuar se kjo është sipas tij çështje kozmetike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!