×
  • Lajme
  • Botë

    CNN publikon “exit poll”-in e parë për zgjedhjet në SHBA: Votuesit e Trump po votojnë më shumë për të sesa kundër Biden

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 0:07

    Çështja më e rëndësishme për votuesit në zgjedhjet e vitit 2020 është ekonomia, me rreth një të tretën që e zgjodhi atë, e ndjekur nga rreth 1 në 5 për pabarazi racore dhe coronavirusin.


    Rreth 1 në 10 votues thonë se çështja më e rëndësishme për votën e tyre është krimi dhe siguria dhe një tjetër në 10 për politikën e kujdesit shëndetësor, raporton CNN. Mbi gjysma e votuesve thonë se është më e rëndësishme të përmbahet coronavirusi sesa të rindërtohet ekonomia.

    Elektorati ndahen në taborre lidhur me atë se sa mirë po shkojnë përpjekjet për të luftuar coronavirusin, rreth gjysma e votuesve që mendojnë se përmbajnë virusin po shkon mirë, dhe gjysma tjetër që thonë se po shkon keq.

    Rreth dy të tretat e votuesve në zgjedhjet e vitit 2020 thonë se mbajtja e një maske në fytyrë është më shumë një përgjegjësi e shëndetit publik, teksa rreth 3 në 10 që mendojnë se është një zgjedhje personale.

    Amerikanët të cilët e mbështesin Donald Trumpin për president të SHBA-së janë duke votuar më shumë pro kandidatit të tyre se sa kundër kundërshtarit të tyre, Joe Biden, këtë e thonë sondazhet e hershme të publikuara.

    Disa votues të Joe Biden janë duke e bërë të njëjtën gjë, por në një masë më të vogël. Rreth dy të tretat e votuesve të Biden thonë se po votojnë për kandidatin e tyre, ndërsa rreth një e treta thonë se po votojnë kundër Trump, shkruan CNN.

    Një e treta e votuesve duan një kandidat i cili është një udhëheqës i fortë, ndërsa rreth një e katërta thonë se duan dikë me gjykim më të mirë. Ndërsa rreth një e pesta duan dikë që kujdeset mirë për njerëzit e thjeshtë, ndërsa një e pesta tjetër kërkon dikë që mund ta bashkojë tërë vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!