×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shtetasi i huaj, tentoi t’i vidhte një palë rroba në një butik në Prishtinë

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 12:14

    Një shtetas i huaj është arrestuar pasditen e djeshme rreth orës 16:14 në një dyqan rrobash në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.


    Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai kishte tentuar të merrte një palë rroba dhe të largohej pa paguar.

    “Rr. Xhorxh Bush, Prishtinë, 03.11.2020-16:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi qe i njëjti ne një lokal ka vjedhur një palë rroba dhe ka tentuar te del pa paguar”, thuhet në raportin 24-orësh.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!