×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i veteranëve në Drenas: Familjarët e Krasniqit kanë deklaruar se janë maltretuar psiqikisht

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 12:25

    Gjykata Speciale pas bastisjes në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, ka zbarkuar edhe në shtëpinë e tij në fshatin Negroc të komunës së Drenasit.


    Forca të shumta të EULEX-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës tashmë kanë arritur në shtëpinë e Krasniqit në Drenas.

    Kryetari i shoqatë së veteranëve të luftës në Drenas, Enver Hajdari para mediave ka thënë se kjo bastisje është e njëanshme pasi që po bëhet vetëm për pjesëtarët e UÇK-së dhe zinxhirin komandues të UÇK-së,

    “Këto bastisje janë të njëanshme , ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe nuk do ta njohim. Kjo është gjëja më e turpshme që ndodh pas 20 viteve, kriminelët dihet se ku ndodhen”, ka thënë Hajdari.

    Ai më tej shtoi se nuk kanë qenë të informuar për bastisje, derisa theksoi se familjaret e Krasniqit kanë thënë se janë maltretuar psiqikisht.

    “Nuk kemi qenë të informuar për bastisje. Me vëllain e tij kemi komunikuar dhe familja është në izolim në një dhomë kanë përjetuar maltretim psikik”, u shpreh Hajdari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!