Dhomat e Specializuar në Hagë kanë kthyer për plotësimin e dosjes, dhe provave shtesë, “hetimin” e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj Hashim Thaçit.
Insjaderi raporton se Tribunali Special ka kthyer mbrapa dosjen ndaj presidentit Thaçi, pasi kërkon prova shtesë.
Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.
Akuza është zyrtarizuar më 24 prill 2020.
Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Presidenti Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura gjatë kohës së Luftës së Kosovës.
Kujtojmë se sot po vijon një operacion nga EULEX në shtëpinë e Jakup Krasniqit ndërsa raportohet se operacione të tjera janë duke u kryer prej të cilave do të ketë edhe arrestime.