×
  • Lajme
  • Botë

    E pabesueshme: Vdiq para një jave nga coronavirusi, fiton zgjedhjet për në Kongres

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 15:17

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Një kandidat për kongresmen ka fituar zgjedhjet, ndërkohë që ka ndërruar jetë rreth një muaj më parë.

    Ngjarja është regjistruar në Dakotën e Veriut. Kandidati republikan, David Andahl, ka fituar zgjedhjet për të përfaqësuar distriktin e 8 në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti, ndërkohë që ai ka një muaj i vdekur si pasojë e koronavirusit.

    Nëna e tij deklaronte disa javë më parë se djali i saj ishte shumë i kujdesshëm për pandeminë dhe mezi priste të fitonte në zgjedhje.

    “Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj vendit të tij, donte të përmirësonte gjërat për fermerët sidomos dhe industrinë e qymyrgurit”, shprehej e ëma e Andahl.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!