Është arrestuar, ish-zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Avokati i tij, Valon Hasani, ka bërë të ditur se ndaj Krasniqit është ngritur aktakuzë dhe se i njëjti pritet të dërgohet në Hagë, shkruan Reporteri.
Hasani ka thënë se urdhërarresti është dorëzuar sot dhe se Krasniqi dyshohet për vepra për të cilat nuk janë të specifikuara.
“Sot prokuroria ka pasur aksion dhe në bazë të urdhrit është arrestohet Krasniqi. Ai është nisur në Hagë dhe shumë shpejtë do të dalë para gjykatës. Tani sapo përfundoi bastisja, dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Speciales”, ka thënë ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.