2.6 ton kanabis janë zbuluar të fshehur në një kamion me fruta-perime me targa shqiptare në Podgoricë, të Malit të Zi.
Sipas autoriteteve vendase, kamioni me kanabis dhe me targa shqiptare u nis nga Greqia dhe hyri në Shqipëri nga Kapshtica, ndërsa për në Mal të Zi kishte kaluar përmes Hanit të Hotit. Lënda narkotike kishte si destinacion Gjermaninë, ndërsa kamioni u kap rrugës për në Podgoricë.
Policia ka arrestuar Elvis Calik, 40 vjeç, që transportonte lëndën narkotike e cila ishte bashkë me me një ngarkesë fruta-perimesh. Sipas policisë malazeze, bëhet djalë për një grup të organizuar kriminal aktiv në Shqipëri.
“Kamioni kalonte tranzit drejt vendeve të BE dhe kishte një ngarkesë me fruta dhe perime. Oficerë anti-kontrabandë gjatë kontrollit gjetën nëntë paleta që përmbajnë lëndë narkotike e llojit marijuanë me një peshë totale prej rreth 2 ton. Të dhënat operacionale tregojnë se një grup i organizuar kriminal aktiv në territorin e Republikës së Shqipërisë, u përpoq të kontrabandonte rreth 2 tonë marihuanë në Evropën Perëndimore. Hetimi i mëtejshëm është duke u zhvilluar me policinë e Republikës së Shqipërisë dhe policinë e vendeve të Bashkimit Evropian”, thotë policia malazeze.
Lidhur me ngjarjen pritet që të nisin hetimet edhe nga policia e prokuroria shqiptare, për zbulimin e personave që fshihen pas ngjarjes, si dhe për shkeljet në pikat doganore.