Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, vlerëson se EULEX nuk ka nevojë të hyjë nëpër shtëpitë e askujt, pasi kjo është maltretim për familjen, thotë ai.
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, thotë se mjafton një thirrje telefonike që të paraqiten personat e ftuar nga Gjykata Speciale.
“Unë mendoj që EULEX dhe Gjykata e Hagës nuk ka nevojë të na hyjnë në shtëpia dhe të na bezdisë familjen. Me një thirrje telefonike besoj që jemi të gatshëm me ju përgjigj thirrjes…Nuk ka nevojë me na hy nëpër shtëpia me i maltretu edhe familjet tona”, tha Lushtaku në Frontal në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.