×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa reagon pas arrestimit të Jakup Krasniqit: Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 17:52

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas arrestimit dhe dërgimit në Hagë të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka thënë se ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.

    “Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare. Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyrë për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimin demokratik të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Ai ka thënë se ne duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por sipas tij presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!