×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Jemi të detyruar t’i ashpërsojmë masat anti-Covid

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 20:12

    Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se do t’i ashpërsojnë masat.


    Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se në takimin me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi ka diskutuar lidhur me luftimin e coronavirusit.

    “Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat. Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes”, ka shkruar Zemaj.

    Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 546 raste me COVID-19 në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!