×
  • Lajme
  • Lajme

    5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 8:05

    Dy javët e fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 është shumëfishuar.


    Që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars, në Kosovë janë testuar mbi 100 mijë persona, ndërsa 21 mijë e 545 kanë rezultuar pozitivë.

    714 pacientë kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 15 mijë e 829.

    Numri i rasteve aktive është 5 mijë e 2.

    “Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.002”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!