Sot janë bërë 4 vite që nga vdekja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Këtë ditë, Vetëvendosja e ka shënuar duke nisur me mëngjes homazhet te varri i ish-aktivistit Dehari.
Aty është parë edhe shefi i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Prindërit e Astrit Deharit kanë pasur një porosi për Selimin para nisjes së tij në Hagë.
“Ju pritë e mbara, kjo ditë dyfish do të jetë, do ta kujtojmë gjithë si përvjetor të Astrit dhe shkuarjen tënde. Nuk është e paqëllimtë kjo”, kanë thënë ata.
Selimi para nisjes nga Haga tha se asnjë zhvillim tjetër nuk e zbeh rëndësinë e kësaj dite, duke thënë se do të flas nga Haga se nga atje i shkon zëri më mirë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.