×
  • Lajme
  • Botë

    Biden “shkëputet” ndjeshëm nga Trump, republikanët protestojnë për procesin e numërimit

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 8:57

    Procesi i numërimit duket se ka sjellë ndryshime rrënjësore në rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.


    Kandidati Joe Biden ka kaluar ndjeshëm rezultatin e Donald Trump, duke kryesuar me 253 vota në krahasim me presidentin aktual 213 vota.

    Numërimi në disa shtete vijon ende, ndërkohë që Joe Biden doli mbrëmjen e djeshme në një deklaratë ku shpalli fitoren e parakohshme pasi doli në avantazh në dy shtetet venditare të Winconsit dhe Michiganit.

    Një rezultat i tillë u kundërshtua nga kampi Trump, të cilët kërkuar rinumërimin e votave në këto shtete, duke pretenduar se procesi nuk ka qenë i ndershëm.

    Sakaq vijon numërimi në 6 shtete, në të cilët 4 kryeson Donald Trump dhe 2 të tjera Joe Biden.

    Në Pensilvani, ku aktualisht janë numëruar 89% të votave, Trump kryeson me 50.7% dhe Biden 48.1% të tyre.

    Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, Trump ka marrë 50.1% të votave, ndërsa Biden 48.6%.

    Në Nevada janë numëruar 86% të votave, Joe Biden 49.3% dhe Trump 48.7%.

    Në Arizona janë numëruar 84% e votave, Biden kryeson me 50.7% dhe Trump ka marrë vetëm 47.9%.

    Në Alaskë Trump është në avantazh me 62.9% të votave ndaj Biden që ka marrë vetëm 33%.

    Në Georgia Trump ka marrë 49.6% të votave, ndërsa Biden ka marrë 49.1%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!