×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat e nxjerrin nga vetura një grua në Vushtrri, ia lidhin duart dhe ia grabisin portofolin

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 9:33

    Një akt kriminal ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.


    Viktima e gjinisë femërore ka raportuar se persona të maskuar, me forcë e kanë nxjerrë nga vetura, nga ku më pas ia kanë lidhur të dy duart.

    Të njëjtës, të dyshuarit janë kanë grabitur portofolin, ndërsa telefonin ia kanë thyer dhe janë larguar.

    Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!