×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza e Gjykatës Speciale

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 11:36

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza e Gjykatës Speciale.


    Këtë Thaçi e ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme, e cila po zhvillohet në oborrin e Presidencës.

    “Do të bashkëpunoj me drejtësinë, dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë. Sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëjë thirrje mos e humbisni shpresën dhe besimin, sot më shumë se kurrë duhet të reflektojmë”

    “Aktakuza kundër meje dhe bashkëluftëtarëve të mi është çmimi më i vogël që kërkohet të paguajmë për lirinë e vendit dhe popullit tone. Jam me fat që e kam parë ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet”.

    “Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, vlerës më sublime të popullit shqiptar, jam krenar që me aleatët ndërkombëtarë që bashkarisht e kemi fituar lirinë”, tha Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Para Thaçit konfirmimin e aktakuzës së Hagës, dhe tërheqjen nga politika, e ka njoftuar edhe Kryetari i PDK’së Kadri Veseli. Ky, bashkë me Rexhep Selimin e VV’së, tashmë janë vetëdorëzuar në EULEX dhe pritet që gjatë ditës të transferohen për në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!