×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi jep dorëheqje, pas konfirmimit të aktakuzës

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 11:41

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar dorëheqjen e tij, pas konfirmimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale.


    Këtë Thaçi e ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme, e cila po zhvillohet në oborrin e Presidencës.

    “Nuk do të lejoj që para Gjykatës Speciale të dalë presidenti i Kosovës. Unë sot jam dorëheqje nga presidenti”, tha Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Para Thaçit konfirmimin e aktakuzës së Hagës, dhe tërheqjen nga politika, e ka njoftuar edhe Kryetari i PDK’së Kadri Veseli. Ky, bashkë me Rexhep Selimin e VV’së, tashmë janë vetëdorëzuar në EULEX dhe pritet që gjatë ditës të transferohen për në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!