Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca ka reaguar pas aktakuzave të Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe shefit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.
Gjyshinca me anë të një postimi në Facebook ka përmendur dallimet që ka me të lartëpërmendurit në qëndrime politike, mirëpo se siç është shprehur ai, këto ditë janë shumë të rënda për shtetin tonë.
Postimi i plotë:
Edhe pse me dallime të mëdha në qëndrime, të deklaruara me kohë, këto janë ditë shumë të rënda për kombin dhe shtetin tonë.
Sot, çdo politikan e njeri me ndikim në shoqërinë tonë duhet të udhëhiqet nga ndjenja e përafrimit e bashkimit.