Mediat e huaja kanë shkruar për konfirmimin e aktakuzës për krime lufte ndaj krerëve të UÇK-së.
Bujë në mediat ndërkombëtare ka bërë sidomos dorëheqja e presidentit Thaçi, që pasoi pas konfirmimit të aktakuzës nga Tribunali Special, shkruan Reporteri.
Gazeta e madhe amerikane Washington Post shkruan për dorëheqjen e Thaçit dhe konfirmimin e aktakuzës për krime lufte nga Tribunali Special.
Kjo gazetë citon edhe një zëdhënës të prokurorit në Hagë, i cili tha për Associated Press se nuk Tribunali Special nuk komenton mbi njoftimin e Thaçit për dorëheqje.
Ndryshe, Ish-presidenti Thaçi ka njoftuar përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar.
Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit, çka edhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja. /Reporteri.net