×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Gent Cakaj: Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të UÇK-së

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 13:46

    Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.


    Cakaj thotë se asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe t’i shlyejë krimet kundër njerëzimit e gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe t’i shlyejë krimet kundër njerëzimit e gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Pikë!

    Kërkesa e drejtësisë së vërtetë është e qartë:
    Serbia, jo Kosova, do të duhej të ballafaqohej me të kaluarën e saj kriminale dhe të dorëzonte kriminelët e luftës (të veshur edhe me kostumin e politikanëve të sotëm) para drejtësisë.

    Krimet e supozuara të luftës në Kosovë janë hetuar nga UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i, gjykatat vendore dhe tani, në mënyrë krejtësisht të njëanshme, edhe nga Gjykata Speciale. Kosova, ndryshe nga Serbia, deri më sot ka treguar të gjithë gatishmërinë e nevojshme për të bashkëpunuar me të gjithë mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare. Kosova s’ka asgjë për të fshehur: lufta e saj ka qenë e pastër dhe e drejtë.

    Sjellja e krerëve të UÇK-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në këto dy ditët e fundit është jo vetëm dinjitoze në rrafsh personal dhe kombëtar, por edhe shprehje e gatishmërisë së plotë për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën. Ata sot edhe njëherë mbartin barrën e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së dhe gjithë historisë së vonë të Kosovës.

    Ne mbesim krejtësisht të bindur në drejtësinë e luftës dhe në pafajësinë e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova, si gjithmonë, do të ngrihet edhe më e fortë pavarësisht sfidave!

    #RroftëKosova
    #jeminjë
    #KrenarëmeUÇK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!