×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur krimineli Arkan kapë rob një të ri shqiptar, i flet në shqip dhe e maltreton

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 17:26

    Krimineli serb Zeljko Raznatoviq, Arkan vazhdon të ngjallë neveri në opinion sa herë që shfaqet ndonjë video e tij.


    Së fundmi në rrjetet sociale është shfaqur një video e Arkanit gjatë luftës në Kroaci, përkatësisht në Osijek të këtij shteti.

    Në pamje shihet se si si Arkani dhe ushtria e tij marrin peng një ushtar të JNA-së (Armatës Popullore Jugosllave).

    Në momentin që Arkan e kupton se i njëjti ishte me prejardhje shqiptar nisë ta maltretojë duke e përqeshur dhe në një moment ia nisë të flasë në shqip, shkruan Reporteri.

    “O Kadri çka po bon…a? Kurgjo…”, dëgjohet duke i thënë ai të riut shqiptar teksa e godet.

    Të njëjtin pastaj e detyrojnë të pijë pije alkoolike.

    Ky i ri shqiptar, me fatin e të cilit nuk dihet se çka ka ndodhur shihet se ishte i paarmatosur.

    Armata Popullore Jugosllave u krijua në vitin 1951 për t’i shërbyer Republikës Federale Socialiste e Jugosllavisë. Më vonë, e njëjta u vu nën kontroll të drejtpërdrejtë të shteteve individuale. JNA mbeti afër autoriteteve të Beogradit dhe veproi sipas urdhrave të tyre në zonat e luftës në Bosnjë, Slloveni dhe Kroaci. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!