×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Krasniqi i PSD-së: Sot feston Vetëvendosje e Albin Kurti

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 14:20

    Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave për krime lufte ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.


    Krasniqi ka thënë se kriminalizimin e UÇK-së, sot po e feston Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj Albin Kurti.

    “Sot feston Vetëvendosja!

    Albin Kurti feston kriminalizimin e UÇK-së, të cilin nuk e ndali. Fuqinë e ka dhe e kishte. Por interesi partiak i tha të kundërtën. I njëjti interes partiak që dikur e shtyu Thaçin ta sjell këtë Gjykatë në Kosovë.

    Sot feston Serbia sepse nisma e saj për kriminalizimin e luftës tonë, gjeti mjaft entuziastë në politikën tonë vendore. Si në fillim ashtu edhe sot.”, ka shkruar Krasniqi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!