×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Thaçi e Veseli do të kthehen edhe më të fortë

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 14:20

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Thaçi e Veseli do të kthehen më të fortë.

    “Do të ktheheni edhe më të fortë!”, ka shkruar Haradinaj.

    Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me strukturat e saj pas ngritjes së aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit me ç’rast ka kërkuar që dialogu të ndërpritet.

    Kjo parti ka kërkuar mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, mbledhjen e Kuvendit, si dhe ndërprerjen e menjëhershme të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!