Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kundërshtuar futjen në karantinë vetëm të kryeqytetit, për shkak të rasteve me kioronavirus.
“Futja veç e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive çdo ditë, del se përqindja është e njëjtë si me Prishtinën si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Prishtina prinë për nga numri i rasteve me koronavirus.
Sot Komiteti për Shëndetësi ka paralajmëruar mbledhje që do të nisë nga ora 16:30. Aty raportohet se do të vendoset për masa të reja, e që një nga to mund të jetë edhe futja e Prishtinës në karantinë.