Pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale e Hagës, ndaj Kadri Veselit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Rexhep Selimit të Lëvizjes Vetëvendosje, vendin e tyre do ta zënë deputet të tjerë, shkruan Reporteri.net.
Në vend të Kadri Veselit, Grupit Parlamentar të PDK-së do t’i bashkohet Fadil NuraiI cili në listën e KQZ figuron se i ka 8 mijë e 959 vota.
Kurse Rexhep Selimi do të zëvendësohet nga ish-zvëndësministri i Punëve të Jashtme, Taulant Kryeziu i cili në listën e KQZ-së figuron se ka 6 mijë e 968 vota.
Kujtojmë se sot fillimisht ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli njoftoi se është konfirmuar aktakuza për krime lufte ndaj tij, pasuar nga ish-presidenti Thaçi i cili njoftoi për dorëheqjen nga posti i presidentit.
Kurse Rexhep Selimi mbrëmë e ka bërë të ditur se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Specialja./Reporteri.net.